Policia e Rajonit të Prishtinës ka realizuar 191 urdhëresa të gjykatës gjatë javës së kaluar, në kuadër të aktiviteteve operacionale në lokacione të ndryshme.
Nga këto, 48 urdhëresa kanë qenë për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca gjyqësore dhe procedura të tjera. Personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtjen e dënimit, ndërsa të tjerët janë liruar pas përmbushjes së obligimeve.
Gjatë kësaj periudhe, Policia ka sekuestruar edhe 17 armë zjarri dhe municion, ndërsa në trafik ka shqiptuar 4,721 gjoba për shkelje të ndryshme të rregullave.
Aktivitetet policore do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me qëllim rritjen e sigurisë në rajonin e Prishtinës. /Demantim News/