July 20, 2026
1 min read

Spanja shkruan historinë, mbretëron në futbollin botëror

Spanja është shpallur kampione e re e botës pasi mposhti Argjentinën në finalen e Kupës së Botës.

Golin e fitores për “La Roja” e shënoi Ferran Torres në minutën e 106-të, pas një topi të kthyer nga Nico Williams.

Argjentina luftoi deri në fund për barazim, por nuk arriti të kalonte mbrojtjen spanjolle. Lionel Messi dhe bashkëlojtarët e tij mbetën pa zgjidhje përballë dominimit të Spanjës.

Me këtë triumf, Spanja ngre trofeun më të rëndësishëm në futbollin botëror dhe konfirmon fuqinë e saj në skenën ndërkombëtare. /Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop