Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se do të vazhdojë rrugën ligjore ndaj personave që, sipas tij, fyejnë UÇK-në dhe veteranët e saj.
Deklarata e tij erdhi pasi Eqrem Avdullahu pranoi fajësinë për kanosjen ndaj tij. Gucati tha se pretendimet ndaj tij për përfitim page pa punuar janë të pavërteta dhe se për këto çështje do të vendosë drejtësia.
Ai bëri të ditur se ka iniciuar padi edhe ndaj disa personave jashtë Kosovës, përfshirë në Gjermani dhe Zvicër, për akuza të ngjashme.
Avokati i tij, Halim Shala, tha se qëllimi është mbrojtja e integritetit të OVL-UÇK-së dhe që rastet e tilla të marrin epilog ligjor. /Demantim News/