July 20, 2026
1 min read

Raporti i ri për Kosovën: Përparim në disa fusha, shqetësime për lirinë e medias

Kosova ka bërë përparim në kuadrin ligjor dhe në zhvillimin e një peizazhi pluralist medial, por ende përballet me sfida për garantimin e lirisë së medias dhe sigurisë së gazetarëve.

Këto vlerësime u paraqitën në raportin e misionit faktmbledhës të Platformës së Këshillit të Evropës për Sigurinë e Gazetarëve.

Përfaqësues të Këshillit të Evropës, Bashkimit Evropian dhe institucioneve vendore theksuan rëndësinë e mbrojtjes së gazetarëve dhe trajtimit me prioritet të rasteve që lidhen me median.

Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen, vlerësoi përparimin në zhvillimin e kornizës ligjore, por tha se sfidat për lirinë e medias vazhdojnë të mbeten. /Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop