Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e Qafë Thanës, duke djegur sipërfaqe me bimësi të ulët dhe të mesme.
Temperaturat e larta dhe era e fortë kanë ndihmuar përhapjen e flakëve, duke e vështirësuar punën e ekipeve të zjarrfikësve.
Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit e Pogradecit, të cilët po punojnë për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit. /Demantim News/