July 20, 2026
1 min read

“Modeli Putin” në Serbi? Vuçiq nuk e përjashton rikthimin si kryeministër

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka lënë të hapur mundësinë për t’u rikthyer në postin e kryeministrit, por ka thënë se këtë do ta bëjë vetëm me votën e qytetarëve.

Ai deklaroi se zgjedhjet parlamentare pritet të shpallen së shpejti dhe se nuk dëshiron të marrë një funksion pa marrë më parë mbështetjen e popullit.

Vuçiq tha se ekziston mundësia ligjore që të bëhet kryeministër pas dorëheqjes nga posti i presidentit, por theksoi se ky nuk është skenari që preferon.

Ai ka qenë kryeministër i Serbisë nga viti 2014 deri më 2017, ndërsa rikthimi i mundshëm në këtë pozitë është krahasuar nga kritikët me modelin politik të Vladimir Putinit. /Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop