Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen në pikat kufitare të Kosovës.
Pritjet më të gjata po regjistrohen në pikën Dheu i Bardhë, ku për hyrje në Kosovë qytetarët po presin deri në 35 minuta, ndërsa kolona ka arritur rreth 700 metra.
Në Muçibabë pritjet për hyrje janë deri në 20 minuta, me kolonë rreth 150 metra, ndërsa në Han të Elezit pritjet shkojnë deri në 10 minuta.
Në pikat e tjera kufitare nuk raportohet për vonesa të theksuara. /Demantim News/