July 20, 2026
1 min read

Misioni ushtarak në Gjakovë, gjykata vendos dëmshpërblim për ushtarin italian

Një ish-oficer i Forcave Ajrore të Italisë është shpallur “Viktimë e Detyrës”, pasi një gjykatë italiane ka vlerësuar se sëmundja e tij lidhet me shërbimin gjatë misionit paqeruajtës në Kosovë.

Gjykata e Velletrit vendosi se karcinoma në stomak e Nunzio Santuccit, ish-nënkolonel i Aeronautikës Italiane, ka lidhje me kushtet mjedisore gjatë misionit “Joint Guardian” në aeroportin e Gjakovës.

Sipas vendimit, ai ishte ekspozuar ndaj ndotjeve të ndryshme, përfshirë mbetje lufte dhe substanca të rrezikshme. Pas diagnostikimit në vitin 2013, Santucci iu nënshtrua disa ndërhyrjeve mjekësore.

Gjykata i njohu atij 65 për qind invaliditet të përhershëm dhe vendosi dëmshpërblim rreth 300 mijë euro, përfshirë pagesa të prapambetura dhe pension të përjetshëm. /Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop