Një aksident trafiku ka ndodhur në Strellc të Deçanit, ku është përfshirë një motoçikletë.
Në vendngjarje ka dalë Policia e Kosovës, e cila po merret me rastin. Deri më tani raportohet vetëm për dëme materiale, pa persona të lënduar.
Si pasojë e aksidentit, qarkullimi i automjeteve në këtë zonë është vështirësuar. /Demantim News/