Aksident mes një veture dhe autobusi te QKUK-ja, policia në vendngjarje
Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme te rrethi afër QKUK-së në Prishtinë, ku janë përfshirë një veturë dhe një autobus i trafikut urban.
Në vendngjarje kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, të cilat po merren me rastin. Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar si pasojë e aksidentit. /Demantim News/