Mbi 770 kilogramë kokainë me pastërti të lartë janë sekuestruar në portin e Vado Ligures në Itali, gjatë një operacioni të autoriteteve italiane.
Siç raporton /Demantim News/, droga ishte fshehur mes dhjetëra paletave me banane në një kontenier frigoriferik që kishte mbërritur nga Ekuadori. Gjatë kontrollit u zbuluan 650 pako me lëndë narkotike, ndërsa në disa prej tyre ishte vendosur simboli i flamurit serb.
Sipas autoriteteve, nëse kjo sasi do të hidhej në treg, organizatat kriminale do të mund të përfitonin rreth 250 milionë euro.
Ky konsiderohet një nga operacionet më të rëndësishme antidrogë të viteve të fundit në portin e Vado Ligures.