July 21, 2026
1 min read

“Jeta na kujton sa e brishtë është”, reagimi i Ahmetit pas humbjes së tre kosovarëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Tërnava, pas aksidentit tragjik pranë pikëkalimit kufitar Hani i Elezit–Bllacë, ku humbën jetën tre kosovarë.

Siç raporton /Demantim News/, Ahmeti e cilësoi ngjarjen si një tragjedi të rëndë, duke theksuar se humbje të tilla na kujtojnë sa e brishtë është jeta dhe se dhimbja e një familjeje bëhet dhimbje e mbarë shoqërisë.

Ai u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave dhe uroi që të gjejnë forcë e durim për ta përballuar këtë humbje të rëndë.

Latest from Blog

Go toTop