Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, ka deklaruar se partia e tij synon një marrëveshje politike me LDK-në për formimin e institucioneve të reja, ku përfshihet edhe çështja e presidentit.
Siç raporton /Demantim News/, Qorrolli tha se po presin që LDK-ja të zgjidhë çështjet e brendshme pas kërkesës për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku, në mënyrë që të vazhdojnë bisedimet.
Ai bëri të ditur se seanca konstituive e Kuvendit pritet të thirret para afatit të fundit, ndërsa paralajmëroi se pa një marrëveshje politike vendi mund të shkojë në zgjedhje.
Sipas Qorrollit, nëse arrihet marrëveshje për presidentin, figura e tij duhet të jetë konsensuale dhe mbi interesat partiake.