Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka mohuar pretendimet se tre kosovarët që humbën jetën në aksidentin në rrugën Bllacë–Shkup kanë qenë duke u ndjekur nga një automjet tjetër.
Siç raporton /Demantim News/, MPB-ja ka bërë të ditur se nuk ka asnjë denoncim apo dëshmi për një rast të ashtuquajtur “policie e rreme”, ndërsa organet hetimore po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Autoritetet kanë bërë thirrje që të mos përhapen spekulime dhe dezinformata lidhur me rastin tragjik.