Ministria në detyrë e Infrastrukturës ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në rrugën Mitrovicë–Bajgorë, me fokus në rritjen e sigurisë në trafik.
Siç raporton /Demantim News/, aktualisht po bëhet zëvendësimi i gabioneve të dëmtuara dhe vendosja e mbrojtëseve të reja anësore në disa pjesë të segmentit.
Ministria ka bërë të ditur se është duke u përgatitur edhe projekti për rehabilitimin e plotë të pjesës së mbetur të rrugës, përfshirë edhe urat përgjatë këtij aksi.