Zyra e Presidentes së Kosovës ka publikuar pasqyrën e shpenzimeve zyrtare për periudhën prill–qershor 2026, duke theksuar se të dhënat janë bërë publike për transparencë ndaj qytetarëve.
Siç raporton /Demantim News/, shpenzimet për aktivitetet e ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kabinetit të saj gjatë kësaj periudhe kanë qenë 12,421.39 euro.
Presidenca ka sqaruar se kjo shumë përfshin periudhën nga 4 prilli 2026, kur Haxhiu mori detyrën, deri më 30 qershor 2026.
Institucioni ka ftuar mediat dhe publikun që për çdo sqarim shtesë t’i drejtohen drejtpërdrejt Zyrës së Presidentes, duke theksuar rëndësinë e raportimit të plotë dhe të saktë të të dhënave.