Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, ka kërkuar lirimin e objektit të ish-Fakultetit të Metalurgjisë në Mitrovicën e Veriut, duke thënë se prona i përket UP-së dhe duhet të respektohet ligji.
Siç raporton /Demantim News/, Hajrullahu ka deklaruar se shfrytëzimi i pronave të universitetit pa bazë ligjore nuk do të tolerohet dhe se do të ndërmerren procedura për kthimin e tyre.
Ai u bëri thirrje shfrytëzuesve të paligjshëm që t’i lirojnë hapësirat e Universitetit të Prishtinës, ndërsa UP-ja ka bërë të ditur se më herët ka kërkuar lirimin vullnetar të objektit ose rregullimin e marrëdhënies juridike për përdorimin e tij.