Pas aksidentit tragjik në Komoran, ku humbi jetën 24-vjeçarja Rea Raka, tre anëtarë të familjes së saj po trajtohen në QKUK.
Siç raporton /Demantim News/, njëra nga të lënduarat i është nënshtruar operacionit dhe më pas është transferuar në Mjekimin Intensiv për vazhdim të trajtimit.
Dy të lënduarit e tjerë janë në gjendje stabile, por me lëndime të rënda trupore. Njëri po trajtohet në Klinikën Torakale, ndërsa tjetri në Ortopedi.