Zgjedhja e veshjeve gjatë udhëtimit me avion nuk lidhet vetëm me rehatinë, por edhe me sigurinë.
Siç raporton /Demantim News/, ekspertët këshillojnë që pasagjerët të shmangin rrobat shumë të ngushta, materialet sintetike dhe këpucët si takat e larta apo shapkat, pasi mund të vështirësojnë lëvizjen në raste emergjente.
Rekomandohen veshje të rehatshme nga materiale natyrale, ndërsa personat që përdorin lente kontakti duhet të kenë kujdes për shkak të ajrit të thatë në kabinën e avionit.
Po ashtu, bateritë portative (power bank) duhet të mbahen në bagazhin e dorës dhe jo në bagazhin e regjistruar.