Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës janar–qershor 2026 ka trajtuar kontributet pensionale të mbetura pezull për 216 subjekte.
Siç raporton /Demantim News/, nga ky proces janë mundësuar kreditimet e llogarive të punëtorëve me mbi 5.4 milionë euro kontribute pensionale.
ATK ka thënë se ky veprim është një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.
