July 21, 2026
1 min read

Familja e ministrit Krasniqi fiton betejën gjyqësore

Gjykata Themelore në Pejë ka nxjerrë aktvendim në favor të familjes së ministrit Elbert Krasniqi, duke vërtetuar pengimin e posedimit të pronës familjare nga fqinji i tyre, Sejdo Berisha.

Siç raporton /Demantim News/, rasti ishte bërë publik në vitin 2023, kur Berisha kishte akuzuar familjen Krasniqi për uzurpim të pronës dhe rrugës, duke përfshirë edhe ministrin Krasniqi në këtë çështje.

Avokati Artan Kastrati ka thënë se vendimi konfirmon se akuzat ndaj ministrit dhe familjes së tij kanë qenë të pabazuara, duke theksuar se bëhej fjalë për një kontest privat pronësor.

Ndërkohë, sipas avokatit, Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj Berishës për uzurpim të pronës, ndërsa është në procedurë edhe padia për shpifje.

Latest from Blog

Go toTop