Shi dhe breshër godasin Kosovën, Peja ndër zonat më të prekura
Reshje të dendura shiu të shoqëruara me breshër kanë përfshirë disa pjesë të Kosovës, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim.
Siç raporton /Demantim News/, sipas raportimeve nga qytetarët, rajoni i Pejës është ndër më të prekurit, ku stuhia ka sjellë reshje intensive.
Qytetarët janë këshilluar të kenë kujdes gjatë lëvizjes, ndërsa pritet që situata të përmirësohet pas kalimit të stuhive.