Stuhia shkakton dëme në Suharekë, kryetari del në terren
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka dalë në terren për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga stuhia e fuqishme që ka përfshirë këtë zonë.
Siç raporton /Demantim News/, Muharremaj ka bërë të ditur se dëmtime janë shkaktuar në qytetin e Suharekës dhe në disa fshatra përreth, duke apeluar qytetarët për kujdes.
“Stuhia e fortë ka shkaktuar disa dëmtime në qytet dhe fshatrat përreth. Apelojmë për kujdes”, ka shkruar ai.
https://www.facebook.com/photo?fbid=1644264403723304&set=pcb.1644265730389838