Policia e Kosovës ka arrestuar tetë persona të kërkuar nga drejtësia gjatë aksioneve të zhvilluara në Gjakovë në periudhën 14–22 korrik.
Sipas policisë, katër prej tyre janë dërguar për vuajtjen e dënimit me burg për vepra të ndryshme penale, përfshirë narkotikët, dhunën në familje dhe lëndimin e lehtë trupor.
Katër persona të tjerë, të cilët gjithashtu ishin në kërkim, janë liruar pasi kanë shlyer gjobat e shqiptuara me vendim të gjykatës.
Policia Rajonale në Gjakovë ka bërë të ditur se do të vazhdojë zbatimin e urdhër-arresteve dhe vendimeve gjyqësore, me qëllim forcimin e sundimit të ligjit.
/Demantim News/