Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) do të nisë të enjten mbledhjen e nënshkrimeve për nismën legjislative qytetare që synon ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Kosovës.
Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka ftuar qytetarët t’i bashkohen kësaj nisme, ndërsa mbledhja e nënshkrimeve do të mbahet më 23 korrik, nga ora 10:00 deri në 15:00, në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Sipas raportimit të Demantim News, nisma synon dy ndryshime kryesore: vendosjen e përgjegjësisë penale për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe sanksionimin e përdorimit të parasë publike për përfitime elektorale gjatë periudhave zgjedhore.
Miftaraj u bëri thirrje qytetarëve të mbështesin këtë iniciativë, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sundimit të ligjit.
/Demantim News/