nspektorati Qendror i Punës ka ndërprerë punimet në gjashtë kantiere ndërtimi, pas inspektimeve të zhvilluara në Prishtinë dhe Fushë Kosovë.
Gjatë kontrolleve janë konstatuar shkelje të rënda të rregullave për sigurinë dhe shëndetin në punë, të cilat, sipas autoriteteve, paraqisnin rrezik serioz për jetën e punëtorëve.
Sipas raportimit të Demantim News, vendimi për ndalimin e punimeve është marrë për tre kantiere në Prishtinë dhe tre në Fushë Kosovë. Punimet do të mbeten të pezulluara derisa të eliminohen të gjitha parregullsitë e evidentuara.
Inspektorati ka theksuar se subjektet janë obliguar të zbatojnë të gjitha kërkesat ligjore, ndërsa rifillimi i punimeve do të lejohet vetëm pasi të konfirmohet se janë përmbushur standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë.
/Demantim News/