ENISA
July 22, 2026
1 min read

Daka: Nuk mund të vazhdohet me blerje kohe, Kosova ka humbur mjaft

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka kritikuar vonesat në krijimin e institucioneve të reja, duke i cilësuar ato të pajustifikueshme dhe të dëmshme për vendin.

Ajo tha se Kosova ka humbur gati dy vite për shkak të zvarritjes së proceseve politike dhe përsëritjes së zgjedhjeve, duke theksuar se çdo ditë e humbur ka pasoja për funksionimin e shtetit.

Sipas raportimit të Demantim News, Daka u shpreh se nuk sheh ndonjë progres në dialogun mes partive politike, pavarësisht afatit të dhënë për arritjen e një marrëveshjeje.

“Nuk shoh ndonjë arsye pse është dhënë kjo kohë, përveç faktit që VV-ja po blen kohë”, deklaroi Daka.

Ajo shtoi se vazhdimi i bllokadës politike po dëmton funksionimin institucional dhe interesat e Kosovës.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop