July 22, 2026
1 min read

Aksidenti i rëndë në Shqipëri, Policia del me njoftimin zyrtar

Policia e Tiranës ka dhënë detaje për aksidentin e rëndë që ndodhi pasditen e së mërkurës në rrethrrotullimin e TEG-ut, në Unazën e Madhe.

Sipas njoftimit, një kamion me pompë betoni është përplasur me një automjet, ndërsa si pasojë e aksidentit një person që ndodhej në kamion ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa një tjetër është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Siç raporton Demantim News, drejtuesi i automjetit tjetër, 28-vjeçari me inicialet R.N., ka mbetur i lënduar, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka bërë të ditur se viktima dhe personi i plagosur në kamion ende nuk janë identifikuar, ndërsa grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop