July 22, 2026
1 min read

Rritet fluksi në pikat kufitare, pritje deri në 40 minuta

Fluksi i mërgimtarëve në pikat kufitare të Kosovës është rritur, duke shkaktuar pritje më të gjata në disa vendkalime.

Sipas të dhënave të përditësuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në pikën kufitare Dheu i Bardhë pritjet për hyrje në Kosovë kanë arritur deri në 40 minuta, ndërsa në vendkalimet e tjera pritjet janë deri në 5 minuta.

Siç raporton Demantim News, me afrimin e fundjavës dhe sezonit të pushimeve pritet që fluksi i mërgimtarëve të vazhdojë të rritet, ndaj udhëtarëve u rekomandohet të informohen paraprakisht për gjendjen në pikat kufitare.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop