Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Fadil Fushtica, ka deklaruar se kryeqyteti ka pësuar dëme më të vogla nga stuhia, krahasuar me komunat e tjera të Kosovës.
Ai tha se ekipet komunale kanë dalë menjëherë në terren për të menaxhuar situatën dhe për të evidentuar dëmet, të cilat sipas tij kanë qenë kryesisht materiale.
Sipas raportimit të Demantim News, Fushtica theksoi se shërbimet komunale po vazhdojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në zonat e prekura, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të raportojnë çdo rast që mund të paraqesë rrezik.
Ai shtoi se Komuna e Prishtinës mbetet e angazhuar për eliminimin e pasojave të stuhisë dhe rikthimin sa më të shpejtë të gjendjes në normalitet.
/Demantim News/