Deputeti Avdullah Hoti ka kërkuar reagim të menjëhershëm nga institucionet pas dëmeve të shkaktuara nga stuhia me erëra të forta dhe reshje të dendura në disa komuna të Kosovës.
Ai tha se dëme janë shkaktuar në prona private, biznese, automjete dhe veçanërisht në sektorin e bujqësisë, duke kërkuar që institucionet të dalin sa më parë në terren për evidentimin e tyre.
Sipas raportimit të Demantim News, Hoti u bëri thirrje autoriteteve që të nisin pa vonesë kompensimin e familjeve, bizneseve dhe fermerëve të prekur, duke theksuar se askush nuk duhet të mbetet pa mbështetje.
Ai shtoi se mobilizimi i institucioneve është detyrim institucional dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.
/Demantim News/