Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka deklaruar se procesi i integrimit evropian kërkon angazhimin dhe bashkëpunimin e të gjitha institucioneve të vendit.
Ai bëri të ditur se ka zhvilluar një takim me zyrtarët e integrimit, të cilët i falënderoi për punën dhe përkushtimin e tyre në koordinimin e reformave dhe proceseve që lidhen me rrugën e Kosovës drejt BE-së.
Sipas raportimit të Demantim News, Zulfaj theksoi se reformat, harmonizimi i legjislacionit me standardet evropiane dhe përgatitja profesionale e stafit janë kyçe për avancimin e procesit të integrimit.
Ai shtoi se puna e zyrtarëve të integrimit zhvillohet kryesisht larg vëmendjes së publikut, por ka një rol të rëndësishëm në forcimin e institucioneve, zhvillimin e vendit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.
/Demantim News/