July 22, 2026
1 min read

Aksident trafiku në Istog, vetura godet motorin në Vrellë

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Vrellë të Istogut, ku janë përfshirë një veturë e tipit pikap dhe një motoçikletë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat po merren me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Deri më tani nuk ka informacione zyrtare lidhur me persona të lënduar, ndërsa pritet që autoritetet të japin detaje shtesë pas përfundimit të hetimeve në vendngjarje, raporton /Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop