July 22, 2026
1 min read

Loxha e Pejës, përplasen dy vetura në rrugë

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Loxhë të Pejës, ku janë përfshirë dy vetura.

Si pasojë e përplasjes, njëra prej veturave ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale, duke pësuar dëmtime të mëdha në pjesën e përparme.

Deri më tani nuk është bërë e ditur nëse nga aksidenti ka persona të lënduar, ndërsa autoritetet pritet të sqarojnë rrethanat që çuan deri te përplasja.

Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin, raporton /Demantim News/.

Latest from Blog

Go toTop