July 22, 2026
1 min read

Më 1 gusht, LVV mbledh bashkatdhetarët në Prishtinë

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se më 1 gusht do të organizojë një takim me bashkatdhetarët në Sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Sipas njoftimit të kësaj partie, aktiviteti do të mbledhë anëtarë, aktivistë, simpatizantë dhe pjesëtarë të mërgatës, në kuadër të pritjes tradicionale që organizohet gjatë sezonit të ardhjes së diasporës në Kosovë.

Në këtë takim pritet të marrë pjesë dhe të mbajë fjalim edhe kryetari i LVV-së, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

Aktiviteti është planifikuar të nisë në orën 20:00, raporton /Demantim News/.

Latest from Blog

Go toTop