Protesta maratonë në Shqipëri kundër investimit në Zvërnec ka hyrë sot në ditën e 53-të, me aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë që janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Protestuesit kanë përsëritur kërkesat e tyre për ndryshimin e ligjit zgjedhor, shfuqizimin e ligjit për investitorët strategjikë, Paketës së Maleve, si dhe ndryshimeve që lidhen me zonat e mbrojtura dhe trashëgiminë kulturore.
Pas grumbullimit në shesh, qytetarët kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë me pankarta në duar, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e figurave të vjetra politike dhe ndryshime në sistemin aktual.
Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të mëtejshme, duke theksuar se protesta do të vazhdojë çdo ditë deri në realizimin e kërkesave të tyre, raporton /Demantim News/.