Një 25-vjeçar është arrestuar në një fshat të komunës së Shtimes, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht gjyshen e tij dhe e ka kanosur atë.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur gjatë ditës së sotme rreth orës 12:00, ndërsa më vonë i dyshuari dyshohet se ka hedhur një shishe qelqi në drejtim të gjyshit të tij, i cili nuk ka pësuar lëndime.
I riu, i cili dyshohet se ishte nën ndikim të alkoolit, nuk ka qenë në gjendje të japë deklaratë.
Me urdhër të prokurorit, ndaj tij janë iniciuar rastet për veprat penale “Sulm” dhe “Kanosje”, ndërsa është dërguar në mbajtje për 48 orë, raporton /Demantim News/.