Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Vrellë të Istogut, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:50.
Të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor, raporton /Demantim News/.