Një person ka humbur jetën pasditen e së enjtes në Bjeshkët e Strellcit, në komunën e Deçanit, si pasojë e një incidenti me armë zjarri.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 13:43. Dyshohet se viktima është qëlluar aksidentalisht, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur edhe arma e zjarrit.
Njësitet policore dhe prokurori i rastit kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes. /Demantim News/