Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Bjeshkët e Strellcit, në Deçan, ku një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se viktima, Shpend Hasanramaj, është qëlluar aksidentalisht nga djali i tij, E. Hasanramaj, i cili është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Në vendin e ngjarjes është konfiskuar edhe arma e zjarrit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vazhdim. /Demantim News/
Shënim: Personi i përmendur prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.