Gati katër vjet pas largimit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit administrativ serb nga institucionet e drejtësisë në veri të Kosovës, autoritetet kanë nisur përgatitjet për një konkurs të ri për plotësimin e vendeve vakante.
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka bërë të ditur se po përgatit konkursin për rekrutimin e prokurorëve nga radhët e komunitetit serb, pas lirimit nga detyra të shtatë prokurorëve që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022.
Në konkurs do të mund të aplikojnë të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret ligjore, përfshirë edhe ish-prokurorët.
Procesi synon plotësimin e vendeve të lira dhe ruajtjen e përfaqësimit të komunitetit serb në sistemin e drejtësisë së Kosovës. /Demantim News/