July 23, 2026
1 min read

Protesta përshkallëzohet, 6 policë dhe 17 protestues në spital

Protesta e radhës para Kuvendit të Shqipërisë është shoqëruar me tensione mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Protestuesit hodhën vezë dhe domate në drejtim të policisë, ndërsa efektivët përdorën ujë dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës. Ndërkohë, pas mbërritjes së Kryeministrit Edi Rama në Kuvend, deputetët e opozitës bllokuan sërish foltoren, duke bërë që diskutimet të ndërpriten dhe seanca të vazhdojë me votimin e projektligjeve.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop