Një kontingjent prej 41 ushtarësh të Ushtrisë Kombëtare të Moldavisë është nisur drejt Kosovës për t’iu bashkuar misionit paqeruajtës të KFOR-it.
Gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, ushtarët moldavë do të angazhohen në patrullime dhe sigurimin e objekteve ushtarake në kuadër të Komandës Rajonale Perëndimore. Ata do të vendosen në bazën ushtarake “Camp Villaggio Italia” në Pejë.
Para nisjes, kontingjenti përfundoi një program të gjerë trajnimi, ndërsa pjesë e misionit janë edhe shtatë ushtare moldave.
/Demantim News/