Një motorist ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në magjistralen Prishtinë–Pejë.
Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat po merren me hetimin e rrethanave të aksidentit.
/Demantim News/