July 23, 2026
1 min read

Haradinaj shpreh dhimbjen për vrasjen aksidentale të Shpend Hasanramajt

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen tragjike të Shpend Hasanramajt, i cili dyshohet se humbi jetën aksidentalisht në Bjeshkët e Strellcit, në Deçan.

Përmes një postimi, Haradinaj u shprehu ngushëllimet familjarëve dhe miqve të të ndjerit, duke e cilësuar Shpend Hasanramajn si një njeri të respektuar. Ai tha se humbja e tij është një goditje e rëndë dhe uroi që familja të gjejë forcë për ta përballuar këtë dhimbje.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop