July 23, 2026
1 min read

Zveçan: Ambasadorët e BE-së kërkojnë zbatim të barabartë të ligjit

Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe shefja e Zyrës së BE-së vizituan Zveçanin, ku u takuan me kryetarët e katër komunave veriore për të diskutuar sfidat me të cilat përballen në ushtrimin e mandatit të tyre.

Sipas BE-së, kryetarët ngritën shqetësime për mungesën e arkivave, stafit të kualifikuar, kufizimet buxhetore, çështjet pronësore dhe koordinimin me nivelin qendror. Diplomatët zhvilluan takime edhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe opozitës lokale.

Bashkimi Evropian bëri thirrje për përmirësimin e koordinimit ndërmjet komunave dhe Qeverisë, si dhe për zbatim të barabartë të sundimit të ligjit në të gjithë Kosovën. Po ashtu, ritheksoi se do të vazhdojë të mbështesë komunat dhe reformat që forcojnë vetëqeverisjen lokale.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop