Prokuroria Themelore në Pejë ka ndaluar për 48 orë një person, i dyshuar për veprat penale “Vrasja nga pakujdesia” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, pas ngjarjes tragjike të ndodhur në bjeshkët e Deçanit.
Siç mëson Demantim News, bazuar në provat e deritanishme, viktima dyshohet se humbi jetën si pasojë e shkrepjes aksidentale të një arme zjarri nga pakujdesia e të dyshuarit.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa arma është sekuestruar. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar.
/Demantim News/