Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka publikuar një analizë të situatës meteorologjike për periudhën 20–22 korrik 2026, duke dhënë sqarime mbi mënyrën e hartimit të parashikimeve dhe paralajmërimeve për motin.
Siç mëson Demantim News, analiza përfshin të dhënat e Rrjetit Shtetëror Meteorologjik, bazën shkencore të parashikimeve dhe shpjegime për karakterin dinamik të stuhive konvektive, në përputhje me standardet e Organizatës Botërore Meteorologjike (WMO) dhe sistemit MeteoAlarm.
IHMK theksoi se mbetet e përkushtuar të ofrojë informacione të sakta dhe në kohë, me qëllim mbrojtjen e jetës, pronës dhe aktiviteteve ekonomike.
/Demantim News/