July 23, 2026
1 min read

Pas vërshimeve, Ibrahmi kërkon fond emergjent për komunat

Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës ka bërë thirrje për krijimin e një fondi emergjent për komunat që janë prekur nga fatkeqësitë natyrore.

Ai tha se shumë komuna ende nuk kanë marrë mbështetjen e nevojshme për dëmet e shkaktuara nga vërshimet dhe fatkeqësitë e tjera, të cilat kanë prekur pronat, bizneset dhe sektorin e bujqësisë.

Siç mëson Demantim News, Ibrahimi theksoi se themelimi i një fondi emergjent është i domosdoshëm për t’u ardhur në ndihmë komunave të prekura dhe për të reaguar më shpejt në raste të ngjashme.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop