July 23, 2026
1 min read

Aksidentet fatale nuk ndalen, mbi 50 të vdekur në 7 muaj

Aksidentet me fatalitet vazhdojnë të marrin jetë në rrugët e Kosovës, ndërsa vetëm gjatë javës së fundit pesë persona humbën jetën në incidente të ndryshme trafiku.

Ngjarja më e fundit ndodhi në fshatin Studime, në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë, ku një shofer i dyshuar se po drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit kaloi në shiritin e kundërt, duke shkaktuar një aksident ku humbi jetën një grua, ndërsa katër persona të tjerë u lënduan. Siç mëson Demantim News, Prokuroria ka kërkuar caktimin e paraburgimit për të dyshuarin.

Sipas Policisë së Kosovës, nga 1 janari deri më 30 qershor janë regjistruar 45 aksidente me fatalitet, ku kanë humbur jetën 46 persona. Gjatë së njëjtës periudhë janë evidentuar mbi 10 mijë aksidente trafiku, ndërsa janë shqiptuar afro 400 mijë gjoba për shkelje në komunikacion.

Njohësit e komunikacionit kërkojnë masa më të forta parandaluese dhe një strategji të qartë për rritjen e sigurisë në rrugë, veçanërisht gjatë sezonit veror kur fluksi i automjeteve është më i madh.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop